Gashi: Në Kosovë nuk po mbrohen të drejtat e punëtorëve

Prishtinë, 30 prill - Kryetari i Partisë Demokracia Sociale e Kosovës (DSK), Begzad Gashi në një konferencë të mbajtur sot për medie në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të punëtorëve 1 Majin që mbahet nesër në gjithë botën dhe në Kosovë, ka thënë se partia që ai drejton është e përkushtuar për të krijuar kushte me të mira për punëtoret në Kosovë.
Ai ka thënë se kjo ditë punëtorët në Kosovë po i gjen në një gjendje shumë të rendë.
Një Maji i këtij viti i gjeti punëtoret e Kosovës në një gjendje shumë të rëndë. Elementi siguri tashme në Kosovë nuk ekziston fare. Kontratat e punës nuk përfillen si duhet dhe bëhet një diskriminim i paparë ndaj punëtorëve. Ditët e festave nuk vlejnë njëjtë, kisha parasysh ditën festës së Kushtetutës 9 prillin, ku e tërë administrate pushonte, ndërsa të gjithë punëtorët punonin, ka thënë Gashi.
Ai ka hedhur edhe kritika në adresë të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK). Sipas tij BSPK-ja nuk po i mbron si duhet të drejtat e punëtorëve.
BSPK-si po duket ka hequr dorë në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, e me tepër po mbron të drejtat e qeveritarëve. Ne gjithë Evropën Sindikatat organizojnë protesta për ngritjen e pagave, për standardin e punës si dhe sigurinë e tyre, kurse në Kosovë sa po duket këto janë perfektë.\"
\"Si trysni e sindikatave ndaj qeverisë në Gjermani, po punohet të arrihet pagesa minimale e orës në 8,50 euro, e në Kosovë sa duket Sindikatat ua kane siguruar ketë të arritur\". , është shprehur Gashi.
Duke folur për çështjen sociale dhe atë të shëndetësisë, kryetari i DSK-së, Begzad Gashi, ka thënë se gjendja në shëndetësi është alarmante.
Gjendja në shëndetësi është në degradim të skajshëm, ka skandale të përditshme, skandali më i madh është ku fëmijët në Kosovë në spitalet tona janë vaksinuar me shiringa që përdoren për bagëti\".
\"Në çdo vend të Evropës, përgjegjësia do të shkonte në dorëheqje, ndërsa në Kosovë është me më rendësi të ruhet Qeveria dhe \"stabiliteti politikë\". Ne kërkojmë që këto dukuri të marrin fund sa më parë, ka thënë Gashi, duke shtuar se duhet të respektohet qenia njerëzore dhe barazia sociale që qytetarët të janë të barabartë si në gjithë Bashkimin Evropian.