Gashi ia dorëzon detyrën Aganit
Prishtinë, 12 dhjetor- Sot në hapësirat e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, ish-ministri Dardan Gashi, i dorëzoi detyrën e ministrit, të sapoemëruarit për këtë post Ferid Agani.
Më ketë rast, z.Gashi, pasi uroi ministrin Agani për pozitën e re, paraqiti një rezyme të shkurtër të punëve dhe projekteve të përfunduara dhe ato në vazhdimësi qa janë realizuar gjatë mandatit të tij si ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.
Ndërkaq, ministri i sapoemëruar i z.Agani falënderoi z.Gashi për punën që ka bërë gjatë mandatit të tij.