Gashi: Gjendje e rendë e punëtorëve
Prishtinë, 19 janar- Kryetari i Demokracisë Sociale të Kosovës (DSK), Begzad Gashi, ka vizituar selinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ku është pritur nga kryetari, Haxhi Arifi.
Kryetari Gashi së bashku me anëtaret e kryesisë ka vizituar BSPK-në, ku janë takuar kryetarin Haxhi Arifi.
Në ketë takim është biseduar për gjendjen e rendë të punëtorëve si dhe ligjet të cilat janë në fuqi e nuk po funksionojnë si duhet. Jemi pajtuar që bashkëpunimi ynë të jetë edhe me i thellë, pasi që DSK si parti e qendre se majtë është me afër edhe kërkesave të BSPK-së, është thënë në këtë komunikatë, në të cilën është bërë e ditur se Arsim Blaku, anëtar i kryesisë së DSK-së, do të jetë i ngarkuar me detyrë në kontaktet e vazhdueshme me Sindikatat e ndryshme në Kosovës, veçanërisht me ketë të BSPK-së.
Në ketë komunikatë është thënë se kryetari Gashi pas kthimit të tij nga Berlini, ka vazhduar aktivitetin e tij në Kosovë, në terren duke vizituar degët e partisë në komuna të Kosovës. Në të njëjtën kohë është duke vazhduar edhe takimet me përfaqësues të institucioneve të ndryshme në Kosovë.
Kryetari i Demokracisë Sociale të Kosovës (DSK), Begzad Gashi, po ashtu ka pritur në takim përfaqësuesin e FES-it Uve Lapins.
Me të cilin ka biseduar për ecurinë e DSK-së në skenën politike. Gjatë këtij takimi të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar për një bashkëpunim të ndërsjellë në të ardhmen.
Vizita e shefit te FES-it z. Uve Lapins ishte ne funksion të forcimit të bashkëpunimit të DSK-së dhe këtij Asociacioni.
Në ketë takim jemi pajtuar që bashkëpunimi të jetë shumë i thellë në mes dy organizmave. Njëherësh u shqyrtua mundësia e ngritjes së kuadrove tona dhe profesionalizimi i tyre, është thënë në komunikatën e DSK-së.