25 Dhjetor 2024

GAP rekomandon politika të cilat inkurajojnë pensionimin e parakohshëm

Prishtinë, 3 shkurt - Instituti GAP sot ka publikuar raportin mbi pensionimin e parakohshëm të shërbyesve civil.

Raporti shpjegon rregullat dhe procedurat për pensionim të parakohshëm, si dhe për herë të parë paraqet të dhëna të detajuara për moshën e shërbyesve civil në të gjitha organizatat buxhetore.

Duke u bazuar në të dhënat e siguruara nga Thesari i Shtetit, del se shërbyesit civilë përbëjnë 26.7% të të gjithë të punësuarve në sektorin publik.

Nga 82,885 punonjës në organizata buxhetore3 në nëntor 2020, shërbyes civilë janë 22,129 (26.7% e të gjithë punonjësve).

Prej tyre, 66% e shërbyesve civilë janë 14,633 burra dhe 34% apo 7,496 gra.Mosha mesatare në shërbimin civil është 47.5 vjet.

Mosha mesatare e burrave në shërbimin civil është 48.3 vjeç, kurse për gra 45.9. Mesatarja e viteve të përvojës së punës në shërbimin civil është 16.6 vjet, prej të cilave 15.8 për gra dhe 17 për burra. Kurse mediana e moshës për burra është 47.6 vjet, kurse për gratë 45.7.

Mosha mesatare në shërbimin civil është 47.5 vjet. Nga numri i përgjithshëm i shërbyesve civilë, 14.1% janë mbi moshën 60 vjeçare.

Sipas Ligjit për zyrtarët publik, pensionimi i parakohshëm fillon nga mosha 63 vjeçare dhe mund të bëhet me kërkesë të shërbyesve civilë ose me vendim të institucionit. Janë 1,091 shërbyes civilë që kanë arritur moshën 63 vjeçare (7.9% e shërbyesve civilë).

Komunat kanë të punësuar më shumë shërbyes civilë mbi moshën 63 vjeçare se sa institucionet e nivelit qendror dhe institucionet e pavarura.

Bazuar në vlerësimin e ndikimit buxhetor për Rregulloren për pensionimin e  parakohshëm  të  shërbyesve  civilë,  qeveria  parasheh  që  kostoja  buxhetore  për pensionimet e parakohshme mund të mbulohet në kuadër të buxhetit të Departamentit të Administrimit të Shërbimit Civil.

Duke u bazuar në këtë vlerësim financiar kuptohet se Qeveria e Kosovës nuk parashikon se do të ketë kërkesa të shumta për pensionim të parakohshëm, por as nevojë për pensionim të parakohshëm sipas kërkesës së institucionit.

Bazuar në pagën mesatare bazë të shërbyesve civilë mbi 63 vjeç, e cila sipas të dhënave të siguruara nga Thesari është 386.69 euro, mund të bëhet një vlerësim i përafërt i kostos së pensionimit të parakohshëm të shërbyesve civilë.

Nëse  të  gjithë  shërbyesit  civilë  mbi  moshën  63  vjeçare  dalin  në  pension  të  parakohshëm 24 muaj para moshës ligjore të pensionimit, atëherë kjo do t’i kushtonte buxhetit të Kosovës 7 milionë euro.

Nëse për shembull vetëm 10% e shërbyesve civilë mbi moshën 63 vjeçare kërkojnë pensionim të parakohshëm, kostoja maksimale do të ishte 708 mijë euro.

Nëse, përmes ndonjë strategjie apo ndryshimeve ligjore, qeveria vendos që të ulë moshën e pensionimit të parakohshëm për të gjithë ata mbi moshën 60 vjeçare, me qëllim që pozitat e tyre të mos zëvendësohen për të ulur numrin e  të  punësuarve  në  institucionet  publike,  kostoja  vjetore  për  pensionet  e  parakohshmë mund arrijë deri 10 milionë euro.

Duke marr parasysh se Kosova ka shkallën më të lartë në Evropë të të punësuarve në sektorin publik në krahasim me numrin e përgjithshëm të të punësuarve, Instituti GAP rekomandon politika të cilat inkurajojnë pensionimin e parakohshëm dhe mos zëvendësimin e atyre pozitave me punonjës të rinj me qëllim të uljes së numrit të të punësuarve në sektorin publik dhe uljen e buxhetit shtetëror për paga dhe shtesa.

Kosova ka shkallën më të lartë të të punësuarve në sektorin publik si përqindje e punësimit të përgjithshëm. Pak më shumë se 30% e të punësuarve në Kosovë punojnë në sektorin publik.

Mesatarja për vendet e Ballkanit është 27.2%, në vendet  e  Bashkimit  Evropian  është  23.7%,  kurse  mesatarja  e  punësimit  në  sektorin publik në vendet e OECD-së është 21.1%.

Andaj, reforma në administratën publike duhet të përfshijë edhe uljen e numrit të shërbyesve civilë.

Në një raport të vitit 2015, Instituti GAP ka rekomanduar ngrirjen  e  procedurave  për  punësime  të  reja  në  administratën  publike,  mos  zëvendësimin e pozitave që mbesin të lira pas pensionimit të punëtorëve dhe risistemim të vendeve të punës.

Për  këtë  qëllim,  Qeveria  e  Kosovës,  me  strategjinë  e  re  për  reformën  në  administratës publike, duhet të parasheh edhe uljen e numrit të shërbyesve civilë.

Për të inkurajuar pensionimin e parakohshëm me vetë iniciativë të shërbyesve civilë,  qeveria  duhet  të  konsiderojë  edhe  uljen  e  moshës  për  pensionim  të  parakohshëm apo edhe pagesë të plotë të pagës deri në arritjen e moshës ligjore të pensionimit të rregullt.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)