GAP propozon uljen e numrit të të punësuarve në Administratën Publike
Prishtinë, 21 korrik - Instituti GAP organizon konferencën për media ku do të prezantoj analizën "Madhësia e Administratës Publike në Kosovë - Propozim për Uljen e numrit të të punësuarve në Administratën Publike".
Në Kosovë ekziston një numër i madh i institucioneve të administratës publike, dhe një numër i madh i të punësuarve në të.
Përkundër premtimeve për uljen e numrit të ministrive, ministrave, Qeveria aktuale vetëm sa ka shtuar numrin e ministrave nga 20 në 21. Përveç kësaj, ministritë dhe Zyra e Kryeministrit kanë krijuar edhe mbi 70 organe qendrore të administratës shtetërore (apo agjenci ekzekutive), dhe po ashtu Kuvendi ka krijuar 34 institucione dhe agjenci të pavarura. Sektori publik në nivel qendror dhe lokal numëron mbi 91 mijë të punësuar.
Për të ulur gradualisht numrin e të punësuarve, dhe ulur numrin e institucioneve të administratës publike, Instituti GAP përmes analizës e cila do të prezantohet nesër, propozon hapa konkret se si të ulet numri i të punësuarve në sektorin publik dhe të bëhet një vlerësim gjithëpërfshirës nga Qeveria dhe Kuvendi për agjencitë ekzekutive dhe agjencitë e pavarura.