GAP prezanton raportin për transparencën buxhetore të komunave
Prishtinë, 28 dhjetor - Instituti GAP organizon konferencën për media ku prezanton raportin “Indeksi i GAP për transparencën buxhetore të komunave 2017”.
Ky raport prezanton një vlerësim të transparencës buxhetore të komunave në Kosovë duke e analizuar legjislacionin dhe gjendjen reale dhe duke i renditur komunat në bazë të performancës më të mirë.
Instituti GAP ka hartuar një indeks të transparencës buxhetore komunale në bazë të së cilit i kemi renditur komunat varësisht nga numri i dokumenteve të publikuara, dëgjimeve buxhetore me qytetarë dhe përgjigjet në kërkesat e Institutit GAP për qasje në dokumente buxhetore.
Përveç vlerësimit të transparencës buxhetore, kjo analizë përfshin të dhënat nga një anketë e realizuar me qytetarë lidhur me njohuritë e tyre sa i përket buxhetit lokal.