16 Janar 2025

GAP: Kosova nuk ka një plan zhvillimor ekonomik


Prishtinë, 29 janar - Instituti për Studime të Avancuara GAP publikon analizën rreth mundësive të financimit të projekteve të caktuara në Kosovë nga ana e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), pas anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion.
 
Analiza është kryesisht e fokusuar në investimet e deri tanishme të BERZH-it në shtetet ku operon, me një fokus të veçantë në rajon, si dhe krahasimin e fushave të këtyre investimeve në raport me planet zhvillimore të Kosovës.

 
Një prej përfundimeve kryesore në këtë analizë është se Kosova nuk ka një plan zhvillimor ekonomik që është në përputhje të plotë me objektivat e BERZH-it dhe BE-s në përgjithësi.

Sipas analizës Para se të fillojë investimet në një shtet, BERZH-i harton një strategji e cila në bazë të ekspertëve të kësaj banke dhe në përputhje me objektivat e Bashkimit Evropian vlerëson fushat ku do të mund të kontribuonte me investime dhe ekspertizë në mënyrë që të ndihmohet në tranzicion të ekonomisë së lirë dhe integrim në BE.

" Duhet cekur se para se strategjia të finalizohet, në përputhje me politikat e informimit të BERZH-it, draft strategjia publikohet në ueb
faqen zyrtare të bankës për 45 ditë kalendarike, periudhë në të cilën pranohen komentet publike të palëve të interesuara", thuhe në analizë.

Gjersa Kosova u bë anëtari i 66-të në BERZH si shtet pranues i fondeve me datë 17 dhjetor 2012, kjo Bankë mbetet investitori më i
madh në regjion me rreth 71 miliardë euro të investuara deri më tani.

Qëllimi i Bankës mbetet funksionalizimi i tregut duke bërë investimet më të mëdha në sektorin privat dhe në fusha si transporti, energjia, agrobiznesi.

Në anën tjetër, Kosova mbetet në një pozitë të vështirë për të bërë biznes, ku ka mungesë të një strategjie gjithëpërfshirëse
dhe të qëndrueshme të zhvillimit ekonomik.

Duke filluar nga normat e larta të interesit, niveli i lartë i korrupsionit, mungesa e vizionit për krijimin e një strategjie në krijimin e burimeve për energji të ripërtërishme, orientimi i investimeve në infrastrukturë rrugore dhe lënia anash e investimeve në hekurudha tregojnë një ambient jo premtues për rritje ekonomike.

Në bazë të të gjeturave të këtij studimi, Instituti GAP rekomandon që:

Kosova si shtet të orientohet në hartimin e një strategjie të zhvillimit ekonomik e cila është në përputhje me objektivat
dhe standardet e BERZH-it.

Në fushën e energjisë të hartojë një strategji ku përveç rritjes se efiçiencës në këtë sektor, të përfshihen projekte dhe politika
mbështetëse për ndërtimin e burimeve të ripërtërishme të energjisë.

Sa i përket transportit, potencial i investimeve të Bankës mbetet infrastruktura rrugore, prandaj përfshirja e
hekurudhave si mjet efiçient për transport duhet të ishte një nër projektet kyçe që do të ndihmonte zhvillimin ekonomik.

Bujqësisë duhet t’i jepet prioritet më i lartë, si njëri ndër sektorët me potencial për përfitim të fondeve dhe gjenerimin e
vendeve të reja të punës.

Strategjia e zhvillimit ekonomik të Kosovës duhet të drejtohet drejt krijimit të kushteve dhe infrastrukturës për zhvillimin e
sektorit privat si bartës kryesorë i zhvillimit ekonomik.

"Ndërkohë, duhen të hartohen politika që sigurojnë funksionimin e tregut siç janë: sigurimi i konkurrencës dhe
respektimi i standardeve mjedisore",   ka rekomanduar Instituti GAP.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)