GAP: DokuFest ka rritur aktivitetin ekonomik të GDP-së
Prishtinë, 1 mars - Instituti GAP dhe DokuFest organizojnë konferencë për media me temë Ndikimi Ekonomik i DokuFestit 2015 si dhe parashikimet per periudhën 2016-2018.
Analiza paraqet ndikimin ekonomik të festivalit DokuFest në ekonominë e Prizrenit në veçanti, por edhe në atë të Kosovës në përgjithësi.
Si përfundim del se ky festival ka rritur aktivitetin ekonomik të GDP-së, po ashtu, rritje në të hyra janë regjistruar edhe në Administratën Tatimore të Kosovës.
Duke u bazuar në të dhënat e grumbulluara gjatë festivalit të fundit, Instituti GAP dhe DokuFest do të paraqesin të gjeturat e vitit 2015 dhe parashikimet makroeknomike për vitet 2016-2018.