GAP diskuton për mbrojtjen e konsumatorëve në Sektorin Bankar

Prishtinë, 31 maj - Instituti GAP organizon sot tryezë me temë diskutimi “Mbrojtja e Konsumatorëve në Sektorin Bankar”. 
Ligji i ri për mbrojtjen e konsumatorëve ka hyrë në fuqi në qershor 2018. Ky ligj sipas GAP është në harmoni me direktivat e BE-së dhe ka përmirësuar dispozitat në të mirë të konsumatorëve. 
Hulumtimi trajton një pjesë të veçantë të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorëve, konkretisht seksionin për mbrojtjen e konsumatorëve në sektorin bankar. 
Disa prej pyetjeve që do të adresohen në tryezë janë: Sa i mbron ky ligj konsumatorët bankar në informimin e tyre para nënshkrimit të marrëveshjeve të kredisë? 
Sa ka punuar Banka Qendrore e Kosovës në trajtimin e ankesave dhe edukimin e qytetarëve rreth produkteve e instrumenteve financiare?
    














