15 Nëntor 2024

GAP diskuton për draft-ligjin e ri për Investime Strategjike

Prishtinë, 27 janar - Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti GAP mban disktutim “Çfarë të presim nga draft-ligji i ri për Investime Strategjike: Dobitë dhe Rreziqet eventuale”.

Paneli Diskutues ka për qëllim që të diskutoj mbi draft-ligjin për investime strategjike që pritet të jetë pjesë e axhendës së Kuvendit, për miratim, në fillim të këtij viti.

Hartimi i ligjeve, të cilat kërkojnë t’i japin shtytje rritjes së investimeve të huaja dhe perceptohen si vendimtar për rimëkëmbjen e ekonomisë së Kosovës, të paktën në kuptim të qëllimit të tyre, duhet doemos të shoqërohet me debat profesional të bazuar në dy perspektiva, atë të dobisë dhe rreziqeve.

Poashtu, duke njohur faktin që ky draft-ligj rregullon sfera të ndryshme të ekonomisë dhe rolit të shtetit në të, GSJP synon që nëpërmjet këtij paneli të diskutoj përparësitë e qasjeve alternative ndaj çështjes së investimeve strategjike dhe të vë në pah problemet e mëdha që mund të rrjedhin nga modelet e tilla të ligjeve.

Në fillim të diskutimit, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, do të prezantojë një raport ku analizohen pjesë të ndryshme të draftit fillestar të këtij ligji.

Në veçanti, GSJP pyet nëse po kalohet kufiri i nxitjes së ekonomisë në kurriz të procedurave ligjore dhe shtetit ligjor që nuk duhet të anashkalohen dhe rreziqet që mund të shfaqen përmes lehtësimit të procedurave.

Fokus të veqant në këtë diskutim do të kenë edhe parashikimet e qeverisë mbi rezultate nga ky ligj, si në kuptim të përmirësimit të ambientit të të bërit biznes në Kosovë, joshjes së investitorëve të mëdhenj të cilët ende hezitojnë që të konsiderojnë Kosovën si mundësi të mirë investimi. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)