02 Nëntor 2024

GAC kërkon nga Qeveria të mos diskriminohen punëtorët e pastrimit

Prishtinë, 8 maj - Green Art Center Prishtina (GAC) ka vlerësuar se përkundër angazhimit të lartë të kompanive të pastrimit në këtë kohë pandemie, sërish puna e tyre nuk është duke u vlerësuar prej institucioneve qëndrore dhe si rrjedhojë ata e gjejnë veten jo të përfshirë në Pakon Emergjente Fiskale të miratuar në këtë situatë pandemie.

Ndërkohë që sipas GAC-it të gjithë qytetarët e Kosovës sipas udhëzimeve kanë qëndruar në shtëpi përgjatë ketyrë dy muajve, punëtorët e kompanive të pastrimit kanë shtuar intensitetin e tyre të punës, ku përpos grumbullimit të rregullt të mbeturinave, ata njëherësh maksimalisht janë angazhuar në desifektimin si dhe pastrimin e vazhdueshëm të hapësirave publike duke i ardhur në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve në nivel vendi.

GAC konsideron se përkundër faktit që edhe ata kanë qenë në vijë të parë të frontit, ku edhe pse të rrezikuar janë angazhuar maksimalisht, mesa po shihet vazhdojnë të jenë të diskriminuar prej institucioneve qëndrore për punën e tyre, që përpos tjerave ofron siguri në shëndetin publik.

Andaj, si organizatë joqeveritare “Green Art Center”- GAC, i bëjmë thirrje institucioneve të Qeverisë së Kosovës që të mos diskriminojnë punëtorët e kompanive të pastrimit dhe të rishqyrtojnë mundësinë e përfshirjes së tyre në Pakon Emergjente Fiskale, duke e vlerësuar punën e tyre dhe duke e mbështetur këtë sektor, si një prej sektorëve më të rrezikuar gjatë kësaj kohe të pandemisë prej Covic-19.

"Kompanitë e pastrimit dhe punëtorët  që punojnë në këto kompani, si një prej sektorëve esencialë për ruajtjen e shëndetit publik, kanë nevojë të trajtohen me dinjitet, pagë dhe kushte më të mira të punës", thekson në fund GAC.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)