Gabriel: "Kriza e re ekonomike është vetëm çështje kohe"
Berlin, 29 qershor - Kryetari i Partisë Socialdemokrate (SPD) Sigmar Gabriel ka kritikuar vendet e industrializuara me fjalët se në Toronto të Kanadasë nuk kanë bërë asgjë për rregullimin e tregjeve financiare.
Gabriel tha se është vetëm çështje kohe, kur do të shpërthejë kriza e re mbarëbotërore.
Ai kritikoi edhe mungesën e unitetit tek partnerët evropianë në prag të takimit, në radhë të parë mes Gjermanisë dhe Francës.
Njëkohësisht Gabriel mbështeti vendimet e samitit të G20-ës për uljen e borxheve.