G8 përgatit përjashtimin e Rusisë
Londër, 16 mars - Rusia rrezikon të humbë statusin e vet si vend anëtar i G8-s, teksa G7-a po shikon mundësinë për ta zgjedhur Londrën si një vend alternativ për samitin e Soçit.
Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) po përgatitet për një takim pa Rusinë, citon revista \"Der Spiegel\" burime nga qeveria gjermane.
Qeveria britanike ka sugjeruar Londrën si një vend alternativ për një takim të G8-s që përfshin edhe Rusinë dhe që është planifikuar të zhvillohet në Soçi në qershor.
Berlini do të anulojë gjithashtu konsultimet qeveritare gjermano-ruse të planifikuara për t\'u mbajtur në qytetin gjerman të Lajpcigut në prill, nëse Moska nuk e ndryshon qëndrimin e vet në lidhje me krizën në Krime të Ukrainës, njofton \"Der Spiegel\".