17 Maj 2024

G8 diskuton krizën evropiane të borxheve

Washington, 20 maj - Udhëheqës të vendeve më të industrializuara të botës po përqëndrohen tek problemet ekonomike të Evropës, në takimin e tyre vjetor ekonomik.

Presidenti amerikan Barak Obama kërkon nga përfaqësuesit e G8-tës të përqendrohen tek alternativa që sjellin rritje ekonomike, në diskutimet e tyre për kapërcimin e borxhit që kërcënon Eurozonën.

Shqetësimet ekonomike të 17 vendeve që përdorin monedhën e përbashkët mund të ndikojnë negativisht edhe jashtë Eurozonës, përfshirë edhe tek Shtetet e Bashkuara.

Një ndër shqetësimet kryesore në diskutimet e sotme është kriza e borxheve në Greqi. Në minutat në vazhdim në këtë Ditar do të ndalemi për një vështrim më të hollësishëm mbi temat e takimit të Tetëshes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)