16 Nëntor 2024

G7, yuani kinez të jetë valutë rezervë e FMN-së

Drezden, 30 maj - G7 ka rënë dakord që monedha kineze yuan të jetë pjesë e shportës ndërkombëtare të FMN-së, si monedhë reference, por nuk duhet të ngutemi, theksoi të premten ministri gjerman i financave Wolfgang Schaeuble.

Pas mbledhjes së ministrave të financave të G7-ës dhe guvernatorëve të bankave qendrore të mbajtur në Drezden të Gjermanisë, Schaeuble tha në një konferencë shtypi se ka ende disa çeshtje teknike për tu diskutuar.

Pekini zyrtar ka kërkuar që monedha kineze të luajë një rol më të madh në sistemin financiar botëror dhe të përfshihet në shportën e FMN-së, me cilësinë e \"valutës rezervë\". Të martën FMN deklaroi se yuani kinez nuk është zhvlerësuar kohët e fundit.

Sipas ekspertëve të financave ndërkombëtare yuani mund të bëhet valutë rezervë globale, krahas dollarit amerikan, paundit britanik dhe yenit japonez, deri në fund të vitit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)