18 Nëntor 2024

G7 paralajmëron Rusinë me sanksione ekonomike

Amsterdam, 25 mars - Udhëheqësit e G7-ës kanë paralajmëruar Rusinë se do të përballet me sanksione ekonomike, nëse vazhdon të destabilizojë Ukrainën, pas aneksimit të Krimesë.

Liderët e G7-ës kanë lëshuar deklaratën pas takimit të mbrëmshëm në Hagë.

G7-ta ka dënuar, siç është shprehur, përpjekjet e paligjshme të Rusisë për të aneksuar Krimenë, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Grupi po ashtu ka thënë se pezullon bashkëpunimin me Rusinë në G8 derisa Moska të mos ndryshojë drejtimin.

Kjo do të thotë se samiti i G8-ës, i paraparë të mbahet në Soçi në muajin qershor, është anuluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)