G7 nxit ekonominë botërore përmes reformimit të bankave
Londër, 12 maj - Në Britaninë e Madhe po mbahet takimi i ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të grupit të shtatë vendeve të indrustializuara, i njohur gjithashtu si G7.
Disa nga zyrtarët më të lartë të financave në botë po shqyrtojnë mënyrat për të nxitur ekonominë botërore nëpërmjet reformimit të bankave dhe politikave monetare.
Zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Gjermania, Franca, Japonia, Britania e Madhe dhe Italia, po takohen për dy ditë në Hartwell House pranë Londrës. Kancelari britanik, George Osborne, i cili kryeson takimin, mbështet vazhdimin e masave shtrënguese ekonomike.
\"Lajmi i mirë është se është kthyer një farë stabiliteti dhe besimi në ekonominë botërore, por na mbetet ende shumë për të bëtë, dhe për sa i përket Britanisë, ne kemi parë gjatë disa viteve të fundit se jemi ndikuar nga çfarë ka ndodhur në vendet fqinje. Jam tepër i vendosur të përqendrohemi në nxitjen e mëkëmbjes dhe të mos e marrim atë si të mirëqënë.
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, i tha muajin e kaluar zotit Osborne se gjendja e dobët ekonimike e Britanisë do të thotë se ai duhet të rishikojë programin e masave shtrënguese. Por ajo u shpreh me optimizëm para fillimit të diskutimeve.
\"Pres me optimizëm një takim të shkëlqyer të G7-s, me diskutime të mira për rimëkëmbjen e plotë ekonomike.
Papunësia, veçanërisht mes të rinjve, mbetet problem në vendet e G7-s. Në fillim të kësaj jave, ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble, paralajmëroi se qeveritë evropiane rrezikojnë të humbasin mbështetjen e publikut nëse nuk ulin nivelin e papunësisë.
\"Problemi kryesor në Evropë tani është lufta kundër shkallës së lartë të papunësisë në disa nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian që është problemi ynë kryesor. Madje neve na duhet të përshpejtojmë masat për të luftuar panpunësinë mes të rinjve, sepse për ndryshe ne do të humbasim mbështetjen në mënyrë demokratike në disa vende të Bashkimit Evropian.
Duke folur në Firence të Italisë, Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, nënvizoi nevojën për ta mbajtur rritjen ekonomike në përputhje me reformat sociale.
\"Ka disa mënyra për të shkuar nga rënia ekonimke në mëkëmbjen ekonomike. Reformat dhe përshtatjet duhet të kryehen me vendosmëri dhe pa neglizhuar aspektin kritik dhe esencail të drejtësisë shoqërore.
Takimi i G7s do të jetë një shans për grupin për të njohur udhëheqësit e rinj të fianancave, duke përfshirë edhe sekretarin amerikan të Thesarit, Jacob Lew, dhe ministrin e Financave të Italisë, Fabrizio Saccomanni.