20 Nëntor 2024

G7 nis një takim 2 ditor për reformat bankare

Londër, 10 maj - Ministrat e Financave të G7, grupit të shtatë vendeve më të industrializuara të botës, sot do të nisin një takim 2 ditor.

Konferenca, e cila do të mbahet në Londër, do të jetë e përqendruar në reformat e nevojshme bankare.

Shpëtimi urgjent i Qipros, nëpërmjet një dorëzanie të dhënë nga BE në muajin mars, gjithashtu do të jetë në qendër të bisedimeve si një fenomen.

Ky takim i G7-s është një ngjarje e rrallë, pasi në vitet e fundit, është tentuar gjithmonë e më shumë që takimet të realizohen në kuadrin e “G20”-s, një strukturë e zgjeruar në 20 vendet më të industralizuara të botës.

”Qëllimi ynë është të debatojmë mbi mënyrat se si të ushqejmë rikthimin e rritjes ekonomike në një të ardhme sa më të afërt”, deklaroi Ministri britanik i Financave, George Osborne.

”Nuk ka dyshime se qëndrueshmëria financiare është aktualisht më e madhe se në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, por duhet të bëhet ende shumë punë për të inkurajuar rritjen ekonomike”, shtoi ai.

Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës përbëhet nga SHBA, Kanada, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia, vende që kanë të përqendruar në duart e tyre 66% të pasurisë botërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)