G7 kundërshton rritjen ekonomike me kredi
Dresden, 29 maj - Ministrat e Financave të G7-s dje zhvilluan një takim në Dresden të Gjermanisë.
Ministrat e Financave të G7-s u shprehën se është i nevojshëm zhvillimi i reformës strukturore për të ruajtur tendencën e rritjes, ndërsa kundërshtuan nxitjen e rritjes ekonomike nëpërmjet kredive.
Ministri i Financave i Gjermanisë Wolfgang Schaeuble u shpreh se vendet e ndryshme duhet të vazhdojnë politikën financiare të kursimit, ndërsa nënvizoi se shtimi i pandërprerë i borxheve do të pengojë rritjen ekonomike.
Wolfgang Schaeuble, ministri gjerman i Financave beson se asnjë komb i vetëm nuk mund të zgjidhë problemet globale.
\"Bota është duke kërkuar forma të reja qeverisjeje që plotësojnë shtetet kombe dhe baraspeshojnë të metat e sistemit. Asnjë komb nuk mund të zgjidhë i vetëm problemet dhe sfidat në botën tonë të pavarur globale. Kjo është e vërtetë për internetin, tregjet financiare, për ekonominë si një të tërë, si dhe është e vërtetë për të drejtat universale të njeriut dhe për paqen e stabilitetin.\"
Ministrat e Financave diskutuan edhe problemin e goditjes së evazionit fiskal nga ndërmarrjet ndërshtetërore. Pjesëmarrësit janë të mendimit se krahas këmbimit të informacioneve, duhet të krijohet grupi i inspektimit ndërshtetëror dhe sistemi i hetimit për të forcuar administrimin e taksave.