G7 kërkon përgjigje ndaj frikës së recesioneve
Marsejë, 10 shtator - Ministrat e financave dhe presidentët e bankave qendrore të shtatë vendeve më të industrializuara, zhvillojnë në Marsejë të Francës konsultimet për masat që duhet ndërmarrë për rimëkëmbjen ekonomike.
Në parim të shtatë vendet më të industrializuara kanë të njëjtin qëllim: kthimin e besimit. Mnistri amerikan i Financave, Timothy Geithner shkruan në gazetën Financial Times:
\"Duhet bërë më shumë për të dëshmuar se qeveritë janë në gjendje të evitojnë një rënie të sërishme ekonomike.\"
Ministri amerikan nuk flet në këtë rast për vendin e vet, por për Evropën - ndonëse SHBA-ja ka humbur notën më të mirë të kreditimit.
Në sektorin ekonomik duket se një marrëveshje transatlantike është shumë e domosdoshme dhe gjithnjë e më urgjente.