G20, Vendosë të rrit të ardhurat e FMN
Kanë, 4 nëntor - Sot vazhdon dita e dytë e samitit të G20-ës në Kanë të Francës për deri sa dje udhëheqësit e 20 vendeve më të industrializuara të botës vendosën që të rrisin fuqinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Kështu FMN-ja do të jetë më në gjendje që të mbështesë ekonomitë në vështirësi të Eurozonës, të tilla si Greqia.
Presidenti francez Nikolas Sarkozi tha se bisedimet më të mëdha në ditën e parë të takimit të G20-ës ishin përkushtuar krizës në Eurozonë.