G20 shpreh një angazhim për rritjen ekonomike
Meksikë, 19 qershor - Derisa udhëheqësit e G20 filluan diskutimet formale në Meksikë, po qarkullon një draft-komunikatë, e cila kërkon që Evropa të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur integritetin dhe stabilitetin në eurozonë.
Përveç kësaj, deklarata shpreh një angazhim për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.
Ne jemi të angazhuar për miratimin e të gjitha masave të nevojshme politike për të forcuar kërkesën, të mbështesim rritjen ekonomike globale, dhe të rivendosim besimin,\" thuhet në deklaratë.
Para hapjes së samitit, presidenti amerikan Barak Obama u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Udhëheqësit thuhet se ranë dakord se janë të nevojshëm hapat e tjerë drejt integrimit evropian politik.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Xhim Karnei tha se Obama është \"inkurajuar\" nga planet e liderëve evropianë për \"stabilizimin e situatës dhe mbështetjen e rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të punës.\"