15 Nëntor 2024

G20: Rritja ekonomike globale mbetet e dobët

Washington, 16 dhjetor - Udhëheqësit e financave të G-20-s thonë se janë inkurajuar nga rimëkëmbja e fundit e tregjeve financiare, por paralajmërojnë se rritja globale është ende ngadaltë. Deklarata erdhi pas mbledhjes së zhvilluar të premten në Washington.

Ministri kinez i Financave Lou Jiwei tha se rritja globale ekonomike mbetet ende modeste dhe e pabarabartë, ndërsa nënvizoi se rreziku i rënies dhe pasiguria vazhdojnë të dominojnë opinionin botëror.

Vendet e G20-s ndërkohë u zotuan për t\'u konsultuar në lidhje me normat e kursit të këmbimit.

Ata nuk ofruan nisma të reja për ta shkëputur rritjen globale nga stanjacioni, por nënvizuan se veprimet duhet të bëhen \"sipas rrethanave të vendeve të ndryshme.\"

Përveç kësaj, një komunikatë e lëshuar pas takimit në Uashington, nënvizon shqetësimin për daljen e mundshme të Britanisë nga Bashkimit Europian, konfliktet gjeopolitike, terrorizmi dhe vala e refugjatëve si probleme që i shtohen peizazhit ekonomik global.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)