G20: Rritja ekonomike globale është më e ulët nga çpritej
Stamboll, 7 shtator - Ministrat e financave dhe krerët e bankave qëndrore të Grupit të 20-shes thanë se rritja ekonomike globale është më e ulët nga çpritej. Por ata kanë besim se mëkëmbja ekonomike do të forcohet.
Në komunikatën përfundimtare të takimit dy-ditor në Ankara të Turqisë, zyrtarët nga vendet e G-20ës premtuan të shtunën të ndërmarrin veprime bindëse për të vazhduar mëkëmbjen ekonomike.
Tregjet financiare në mbarë botën u tronditë për disa javë për shkak të shqetësimeve të ngadalësimit të ekonomisë kineze dhe zhvlerësimin e juanit muajin e kaluar.