G20 miraton strategjinë afatmesme për zhvillim
Në cilësinë e kryesueses së Grupit, Rusia përcaktoi si shtyllat ku do të mbështetet kjo strategji, punësimin, transparencën dhe besimin e ndërsjelltë.
Pas mbledhjes së parë, liderët e G20-ës do të vazhdojnë edhe sot takimin, që do të pasohet nga një deklaratë e përbashkët.
Por në përgjithesi çështjet ekonomike janë lënë në hije nga kriza në Siri gjatë takimit të grupit të 20 shteteve më të industrializuara në qytetin verior rus të Shën Petersburgut.
Samiti po mbahet në një kohë tensionesh në mes të presidentit amerikan, Barack Obama i cili ka bërë thirrje për një aksion ushtarak kundër Damaskut si përgjigje ndaj dyshimeve për sulm kimik dhe presidentit rus, Vladimir Putin, kritiku më i zëshëm i planit për intervenim ushtarak.