G20 mbyll punimet, zotohet për marrëveshjen e klimës
Antalia, 17 nëntor - Samiti i 10-të i liderëve të G20-ës mbylli të hënën punimet në Antalia të Turqisë me një deklaratë të përbashkët.
Në deklaratë theksohen përpjekjet për një marrëveshje ambicioze të klimës gjatë samitit të Parisit, e cila do të marrë në konsideratë gjendjen e vendeve të ndryshme.
Sipas deklaratës ndryshimi i klimës përbën një ndër sfidat kryesore aktuale dhe viti 2015 ka qenë kyç për marrjen e masave efikase, në drejtim të ndryshimit të klimës.
Deklarata ka riafirmuar \"Konventën e OKB-së për ndryshimet e klimës\".