20 Nëntor 2024

G20 mbështet reformimin e sistemit të taksave

Moskë, 20 korrik - Grupi i ekonomive kryesore të botës, i njohur si G20 mbështeti rivlerësimin e rregullave të taksimit të korporatave të mëdha shumëkombëshe.

Synimi është eliminimi i paqartësive në këto rregulla, të cilat shfrytëzohen nga kompanitë e mëdha si Apple dhe Google për të shmangur pagimin e miliarda dollarëve taksa.

Grupi i ekonomive kryesore të botës shpalli një plan veprimi të hartuar nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) ku thuhet se sistemi ekzistues i taksave është jo funksional, sidomos kur është fjala për taksimin e kompanive që bëjnë tregti në internet:

“Rregullat ndërkombëtare për taksat bëjnë që bizneset të mos paguajnë taksa në dy vende. Ne duhet të shmangim taksimin e dyfishtë. Por për fat të keq rregullat e tanishme kanë krijuar mundësinë për shmangien e dyfishtë të taksave që ne po përpiqemi të luftojmë”, tha sekretari i përgjithshëm i OECD-së Angel Gurria në një konferencë shtypi në Moskë.

Deficitet e mëdha buxhetore dhe zemërimi i publikut ndaj strukturave brenda kompanive të projektuara për të krijuar fitime të mëdha nga sistemi i taksave i ka nxitur qeveritë të veprojnë për të zgjidhur këtë çështje.

“Është e qartë se kompanitë ndërkombëtare kanë krijuar një plan të paprecedent për të minimizuar presionin botëror ndaj tyre në lidhje me taksat. Disa shembuj të tillë tani po diskutohen në publik pas seancave dëgjuese në parlament në vendet si Britania dhe SHBA, ku po analizohen rregullat e taksave për ekonominë dixhitale. Sipas tyre, disa kompani të mëdha kanë arritur të paguajnë nivel taksash prej tre ose katër përqind mbi të ardhurat e tyre në mbarë botën”, tha ministri francez i financave Pierre Moskovici.

Google, Apple dhe kompani të tjera thonë se ato respektojnë ligjin kudo që ata veprojnë dhe i paguajnë taksat, ndërsa specialistët e taksave theksojnë se kompanitë janë të detyruara nga aksionerët që të organizojnë punën e tyre në lidhje me taksat në mënyrë efikase dhe brenda ligjeve të vendosura nga politikanët.

Pascal Saint-Amans, Drejtor i Qendrës së OECD-së për Politikën e Taksave, thotë se zemërimi i qeverive me përpjekjet agresive të kompanive për shmangien e taksave ka krijuar një mundësi të mirë për të reformuar sistemin e taksave të cilat datojnë që nga koha e Lidhjes së Kombeve në vitin 1930:

“Ka një angazhim të qartë nga ekonomitë kryesore të botës që të ecin përpara me këtë axhendë. Nuk dua ta them se për çfarë do të flasim gjatë këtyre dy ditëve por unë pres të ketë përparime në këtë drejtim”, tha sekretari britanik i thesarit George Osborne.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, e cila i këshillon anëtarët e saj të pasur për politikat e taksave dhe ato ekonomike, brenda dy viteve të ardhshme duhet të dalë me masa konkrete që mund të miratohen në nivel ndërkombëtar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)