20 Nëntor 2024

G20 mbështet planet për të frenuar evazionin fiskal

Moskë, 22 korrik - Për të nxitur rritjen e shëndetshme të ekonomisë globale, në takimin dyditor të vendeve të G20-s, ministrat e Financave të vendeve anëtare të këtij grupi u zotuan për shkëmbimin e informacioneve në rang ndërkombëtar me qëllim verifikimin e rasteve të shmangies së taksave.

Ministrat e Financave të G20-s ranë dakord për të mbështetur planet për të frenuar evazionin fiskal.

Në deklaratën për shtyp të lëshuar pas takimit thuhet se sfidat më të mëdha janë nxitja e punësimit, rimëkëmbja ekonomike dhe zvogëlimi i fragmentarizimit të tregut global.

Liderët pjesëmarrës i bënë thirrje Europës që të përshpejtojë reformën bankare. Në të njëjtën kohë, ata thaksuan se politika monetare duhet të mbrojë stabilitetin e çmimeve dhe të përkrahë rimëkëmbjen e ekonomisë.

Takimi i G20-s nisi punimet më 19 korrik, në Moskë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)