G20 mban takim për analizimin e krizës ekonomike në Amerikë
Washington, 8 tetor - Grupi G20 ditën e enjte do të mbajë një takim me pjesëmarrjen e ministrave të financave dhe guvernatorët e bankave qendrore, në të cilin do të analizohet situata e krizës ekonomike në Amerikë, thuhet në një njoftim të agjencisë Giodo.
Takimi në fjalë do të analizojë mundësinë e mos rritjes së tavanit të borxheve të Amerikës deri më 17 tetor dhe ndikimin që ka mbyllja e qeverisë amerikane në pagimin e borxheve të këtij vendi.
Në përfundim të takimit të grupit G20 nga qeveria amerikane pritet të kërkohet që ti japë fund krizës financiare në këtë vend.
Christine Lagard, drejtoresha ekzekutive e FMN, kohët e fundit ka thënë se pamundësia e pagimit të borxheve në SHBA, do të dëmtojë jo vetëm ekonominë amerikane për ekonominë e të gjithë botës.