G20 mbajn takim për krizen në Eurozonë
Meksiko City, 5 nëntor - Përfaqësues të 20 vendeve më të zhvilluara të botës dhe të ekonomive në rritje të përshpejtuar (G20) takohen në Meksiko City që të bisedojnë për zgjidhjet e problemeve globale ekonomike dhe që të përforcojnë presionin e anëtareve në eurozonë.
Ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore mblidhen në kohën kur problemet në Greqi vazhdojnë të tronditin zonën euro për çështjen e marrjes apo jo të këstit të radhës.
Edhe pse situata fiskale në SHBA gjithashtu është shkak për shqetësim, përfaqësuesit nuk presin progres rreth kësaj çështjeje para zgjedhjeve presidenciale amerikane.