G20 kundër rritjes së burimeve financiare të FMN-së
Meksiko City, 28 shkurt - Vendet anëtare të G20-s nuk arritën të bien dakord për sa i takon rritjes së burimeve financiare të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Ministrat e financave të vendeve të G20-s, grup ky që formohet nga ekonomitë më të zhvilluara të botës, u takuan në kryeqytetin Meksiko të Shteteve të Bashkuara të Meksikës.
Në mbledhje u shqyrtua kriza e borxheve në Eurozonë.
Po ashtu gjatë mbledhjes u vlerësuan edhe mundësitë për rritjen e burimeve financiare të FMN-së.
Në këtë takim me nivel të lartë, ku një pjesë e vendeve anëtare të FMN-së, me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u shprehën kundër rritjes së burimeve financiare të Fondit Monetar Ndërkombëtar, u paraqit pritshmëria lidhur me rritjen fillimisht e fondeve të vet vendeve evropiane.
Blloku kundërshtar i rritjes së fondit theksoi se Evropa është duke hedhur hapa të rëndësishëm, por ajo duhet të formojë një mur sigurie \"më të fuqishëm\" për të ardhmen e ekonomisë globale.
Ministrat e financave të G20-s, pas bisedimeve që do të zhvillohen gjatë ditëve në vijim në Samitin e Liderëve të Bashkimit Evropian lidhur me krizën ekonomike, do të mblidhen sërish në muajin prill dhe do të bëjnë një vlerësim më tërësor për rritjen e burimeve të FMN-së.