G20 kërkon nga SHBA veprim të shpejtë
Mexico City, 6 nëntor - Zyrtarë të Financave nga ekonomitë më të mëdha botërore kanë paralajmëruar se i ashtuquajturi shkëmb fiskal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kërcënimi më i madh afat shkurtë në rritjen e ekonomisë globale.
Në përfundim të takimit dy-ditor të G20 në Mexico City, zyrtarët e financave kërkuan nga SHBA-ja që të veprojë shpejt.
Zyrtarët gjithashtu shprehën optimizëm për përmirësimin e situatës ekonomike në Evropë.
Kriza evropiane, që u shfaq para më shumë se dy vjetësh, është lehtësuar pasi Banka Qendrore Evropiane tha në shtator se është e gatshme që të blejë edhe borxhe të tjera të qeverive.