G20-Financa paralajmëron kundër financimit të terrorizmit
New York, 28 shkurt - Ministrat e Financave të G20-ës i bënë thirrje komunitetit ndërkombëtar të bëjë më shumë për të përmbushur mangësitë në luftën kundër financimit të terrorizmit.
\"Jemi të vendosur për të luftuar në mënyrë këmbëngulëse burimet e financimit të terrorizmit, pohuan ata në një deklaratë të publikuar në përfundim të takimit.
Ne do të dyfishojmë përpjekjet tona për të rritur frymën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve.
U bëjmë thirrje të gjitha shteteve të jenë pjesë e këtyre përpjekjeve, kryesisht nëpërmjet miratimit të shpejtë të standarteve të FATF-t, Task Force e Veprimit Financiar mbi Pastrimin e Parave, shkruajnë bankierët kryesorë të njëzet fuqive më të mëdha botërore.
Ata i kërkuan ndër të tjera kësaj organizate ndërkombëtare me seli në Paris për të intensifikuar bashkëpunimin për identifikimin dhe adresimin e mangësive dhe pengesave që parashtrohen në sistemin financiar, duke cituar burimet dhe metodat e financimit të terroristëve dhe përdorimit të këtyre fondeve.