G20 do të luftojë bashkarisht krizën e borxheve
Kanë, 5 nëntor - 20 vendet më të industrializuara të botës dhe në ekspansion ekonomik duan të luftojnë bashkarisht kundër përhapjes së krizës së euros.
Në përfundim të samitit të tyre në Kanë të Francës, krerët e vendeve dhe të qeverive të G20-ës vendosën për një plan veprimi për rritjen globale ekonomike.
Në mënyrë që të tejkalohet kriza e borxheve do të forcohet roli i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Fondi Monetar Ndërkombëtar, duhet të japë kredi afatshkurtra likuiditeti, për të bërë mbrojtjen preventive të këtyre vendeve prej infektimit nga krizat financiare.
Vendet e G-20 kishin rënë dakord që mundësi për marrje kredish të kenë vetëm ato vende, që megjithë disa dobësi, mund të dëshmojnë politikë të mirë ekonomike.
Nga rrethet negociuese në Kanë, u tha gjithashtu se qeveria në Romë në luftën kundër përhapjes së krizës në Itali ka rënë dakord për një vëzhgim të financave publike dhe reformave nga ana e FMN-së dhe Bashkimit Evropian.