G20 diskuton për rritjen ekonomike, investimet dhe evazioni fiskal
Kuinslend, 15 nëntor - Liderët botërorë janë mblidhur në kuadër të zhvillimit të samitit të G20-s, që do të mbahet në qytetin e Kuinslendit, në Brisbejn.
Samiti dyditor, ku do të marrin pjesë mes të tjerësh edhe liderët e SHBA-Së, Kinës dhe Rusisë, do të përqendrohet në promovimin e rritjes ekonomike.
Kryeministri australian Tony Abbott deklaroi se një temë që duhet diskutuar është ajo e krijimit të vendeve të reja të punës, identifikimi i mashtrimit me taksat dhe përforcimi i ekonomisë globale.
Sfida për liderët e G20-ës është e qartë, nxitja e rritjes ekonomike, krijimi i vendeve të punës dhe forcimi i qetësisë financiare. Ne duhet të nxisim kërkesën për të shmangur deflacionin që kërcënon ekonomitë më të mëdha të Evropës, shtoi Abbott.
Tensionet me Rusinë mbi çështjen e Ukrainës pritet të jenë gjithashtu pjesë e bisedimeve, ndërkohë që aktivistët e shoqërisë civile kërkojnë edhe trajtimin e ndryshimit të klimës.
Presidenti rus, Vladimir Putin mbërriti në Brisbejn ku do të marrë pjesë në samitin e G20-s, theksoi një gazetar, ndërkohë që Moska është bërë objekt i kritikave në rritje për rolin e saj në krizën ukrainase.
Nderkaq drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde duke e vënë theksin tek një rimbëkëmbje botërore e pabarabartë dhe e brishtë ka theksuar se objektivi i rritjes ekonomike që parashikon G20-ta për pesë vitet e ardhshme do të jetë i pamjaftueshëm për krijimin e të gjitha kushteve të nevojshme të punës.
Vendet e G20-s, që përbëjnë 85 për qind të pasurisë botërore, parashikojnë të rrisin me dy për qind më shumë vlerën e Prodhimit të Brendshëm Bruto të tyre në pesë vitet e ardhshme, në sajë të një arsenali masash dhe reformash, veçanërisht për të dyfishuar investimet private në infrastruktura.
Të rrisësh me dy pikë përqindjen është sigurisht një avancim. Por, a do të jetë e mjaftueshëm për të krijuar të gjitha kushtet për të cilat G20-ta ka nevojë? Përgjigja është jo, deklaroi drejtoresha e FMN-së në një intervistë të publikuar sot.
Rimëkëmbja ekonomike në botë po vazhdon, por ajo është e pabarabartë, e brishtë dhe me rreziqe në horizont, shtoi Lagarde.