G20 dakord për pakësimin e deficiteve shtetërore
Toronto, 28 qershor - Kryetarët e vendeve më të mëdha të industrializuara dhe atyre në ekspansion industrial ranë dakord në takimin e G-20 në Kanada për një qëllim konkret për pakësimin e deficiteve shtetërore.
Sipas fjalëve të kancelares Angela Merkel deri në vitin 2013 deficitet e vendeve të industrializuara duhet të përgjysmohen.
Po ashtu u ra dakord që në vitin 2016 të fillohet me reduktimin e borxheve. Zonja Merkel e quajti planin kohor për pakësimin e deficiteve si "mjaft pretendues". Përfundimi i takimit tregon për një ndryshim kursi.
SHBA, Kanadaja dhe Brazili ishin shprehur për vazhimin e masave stimuluese të financuara prej borxheve, kurse vendet evropiane si dhe Japonia ngulën këmbë për masa kursimi.
Ende në diskutim janë taksa për bankat dhe taksa mbi transaksionet në tregjet financiare.