G20, 456 miliardë dollarë për FMN-në
Meksikë, 19 qershor - Angazhimet e reja financiare të premtuara për Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) nga shtetet anëtare arrijnë në 456 miliardë dollarë në ditën e parë të samitit \'G 20\', u shpreh përmes një deklarate drejtoresha e përgjithshme e institucionit, Christine Lagarde.
Lagarde përshëndeti kontributin e vendeve, që aktualisht ende nuk ishte përcaktuar në një shumë specifike, ndryshe nga Kina e cila bëri një donacion prej 43 miliardë dollarë, ose do të ndihmojnë në shtimin e përpjekjeve, si vendi organizator i këtij samiti të krerëve të shteteve dhe qeverive, Meksika.