G-20 premtojn rritjen me 430 miliardë dollarë për FMN
Washington, 22 prill - Vendet e G-20 kanë premtuar rritjen me 430 miliard dollarë të burimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Kështu që tregjet do të mund ti bëjnë ballë problemeve të reja të borxhit që mund të përballet Evropa.
Në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u zhvillua mbledhja e Ministrave të Ekonomisë dhe Guvernatorëve të Bankave Qendrore të Vendeve të G-20-ës.
Një prej temave kryesore të mbledhjes ishte rritja e burimeve të FMN-së.
Në fund të mbledhjes, Kryetarja e FMN-së, Christine Lagarde bëri edhe një deklaratë ku u shpreh se vende si Rusia, India, Kina dhe Brazili bënë premtime të posaçme por nuk dëshiron të bëjë deklarata në lidhje me premtimet pa ardhur ende konfirmime nga kryeqytet e këtyre vendeve.
Kryetarja e FMN-së tha se shuma e përgjithshme mund të kalojë 430 miliardë dollarë.