19 Nëntor 2024

G-20 përcakton rregulla të reja për taksat

Shën Petersburg, 7 shtator - Drejtuesit e grupit të 20-shes u përpoqën të detyrojnë kompanitë shumëkombëshe të paguajnë më shumë taksa.
 
Në takimin vjetor të G-20 në Shën Peterburg të Rusisë krerët e shteteve ranë dakort të mbështesin një plan taksash nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik. Plani do të eleminonte mangësitë që lejojnë shumë kompani të fshehin fitimet dhe duke i detyruar ato të paguajnë taksa në vendet ku nxjerrin të ardhura.
 
Në një deklaratë të fundit të takimit, grupi i 20-es pranuan shkëmbimin automatik të informacionit të taksave ndërmjet vendeve, për të parandaluar mbajtjen e të ardhurave në llogari bankare të tjera nga kompanitë.
 
Grupi i 20-es tha se, nëse nuk kontrollohen, strategjitë e korporatave për t’i mbajtur të ardhurat në llogari të huaja, dëmtojnë drejtësinë dhe integritetin e sistemeve tona të taksave.
 
Ministrat e financave të G-20-ës, vendet që realizojnë 90 përqind të prodhimit ekonomik botëror, pritet ta miratojnë këtë plan në takimin e tyre dy-ditor që fillon nesër në Moskë.
 
Disa nga korporatat më të mëdha shumëkombëshe në botë – me seli në një shtet, por me operacione të mëdha në vende të tjera - kanë qenë shpesh në gjendje të shmangin taksimin duke i mbajtur të ardhurat e tyre në llogari në vende të tjera.
 
Në një rast, sipas një hetimi të Senatit amerikan në fillim të këtij viti, gjigandi i teknologjisë Apple, nëpërmjet përdorimit të teknikaliteteve të ligjit irlandez dhe atij amerikan, ishte në gjendje të shmangte praktikisht të gjitha taksat për të paktën $ 74 miliardë dollarë të ardhura gjatë katër viteve të fundit.

Samiti i ardhshëm i "G-20" do të mbahet në Brisbane të Australisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)