18 Nëntor 2024

G-20 me strategji për rritjen e ekonomisë globale

New York, 13 prill - Duke folur në një konferencë shtypi pas takimit të ministrave të financave, Ministri australian i Thesarit, Joe Hockey, i cili këtë vit është kryetar i G – 20, tha se grupi ka rënë dakord për një strategji të përbashkët ekonomike.

\"Ne do të marrim masa duke rritur investimet, duke krijuar rezultate pozitive në punësim, duke intensifikuar tregtinë, dhe duke rritur konkurrencën. Ndërsa ka shenja premtuese të rimëkëmbjes dhe rritjes globale, ka ende rreziqe në parashikimet rreth të ardhmes së ekonomisë globale. Diskutuam edhe rreth dallimeve tona mbi politikat monetare dhe rreziqet gjeopolitike me të cilat po përballemi duke përfshirë situatën në Ukrainë\".

Zoti Hockey siguroi botën se këto synime nuk janë thjeshtë përpjekje për  publicitet por se ato do të realizohen.
 
Zyrtarët e ekonomive kryesore të botës shprehën besimin se ata mund të përmbushin një qëllim ambicioz për nxitjen e rritjes globale me 2 trilionë dollarë amerikanë gjatë pesë viteve të ardhshme.

Kjo mund të arrihet pavarësisht nga kërcënimet e ndryshme në rritje, duke përfshirë tensionet politike mbi veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Ministrat e financave dhe presidentët e bankave qendrore të vendeve më të zhvilluara dhe atyre në zhvillim lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën shprehën dallimet e mëdha në politikat e normave të interesit të bankave qendrore dhe nëse duhet vendosur sanksione kundër Rusisë për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.

Ministri japonez i Financave, Taro Aso tha se së pari duhet të shqyrtohet qëndrimi i Evropës në lidhje me vendosjen e sanksioneve më të ashpra kundër Rusisë duke marrë parasysh vendndodhjen e saj dhe lidhjet e saj tregtare me këtë vend. Ai tha se vendimi për këtë çështje nuk i takon vetëm Shteteve të Bashkuara.

\"Kjo nuk do të vendoset vetëm nga Shtetet e Bashkuara. Përgjigja e vendeve të G - 7, vendeve evropiane dhe vendeve të tjera gjithashtu duhet të merret parasysh\", tha zoti Aso.

Shtetet e Bashkuara dhe vende të ndryshme evropiane tashmë kanë vendosur një raund paraprak sanksionesh kundër Rusisë në përgjigje të aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska.

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë ashpërsimin e sanksioneve nëse Rusia përpiqet të aneksojë pjesë të tjera të Ukrainës Lindore, por zyrtarët evropianë kanë hezitime pasi janë të shqetësuar se Rusia mund të kundërpëgjigjet me sanksione ndaj Evropës.

Nga ana e tij, Ministri gjerman i financave Wolfgang Schauble i bëri thirrje vendevde të G - 20 të përdorin institucionet globale shumëpalëshe për të rritur ekonominë botërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)