G-20 kërkon zgjidhjen e krizës ekonomike në Amerikë
Washington, 12 tetor - Ministrat e financave të shteteve anëtare të grupit G-20 si dhe presidentët e bankave qendrore të këtyre vendeve me anë të një deklarate, kanë kërkuar nga qeveria e Amerikës të marrë masa të menjëhershme për zgjidhjen sa më shpejtë të krizës së krijuar rreth buxhetit dhe nivelit të borxheve të këtij vendi.
Kështu thuhet në një njoftim të agjencisë franceze të lajmeve e cila njoftoi se vendet nënshkruese të kësaj deklarate, kanë shprehur shqetësimet e tyre rreth bllokadës aktuale të krijuar në Amerikë si dhe për ndikimin e saj në ekonominë globale.
Në këtë deklaratë gjithashtu është paralajmëruar për vazhdimin e kërcënimeve serioze në lidhje me zhvillimine ekonomik të botës si dhe vazhdimin e problemeve serioze të papunësisë në shumë prej vendeve të botës.
Nënshkruesit e kësaj deklarate duke thënë se pasiguria ekonomike e krijuar në Amerikë nuk është në favore të asnjë pale dhe të asnjë vendi, kanë theksuar për nevojën e dhënies fund të kësaj krize sa më shpejtë që është e mundur.
Shtetet anëtare të G-20 ditën e premte gjatë takimit të Fondit Ndërkombëtar Monetar dhe Bankës Botërore që është zhvilluar në Washington kanë diskutuar çështjet më të rëndësishme të ekonomisë globale në mes tyre edhe krizën e krijuar ditëve të fundit në Amerikë dhe ndikimin e saj mbi ekonominë globale.