G-20-bie dakord për kontroll më të fortë të bankave
Seul, 12 nëntor - Kryetarët e shteteve dhe të qeverive të 20 vendeve të industrializuara dhe atyre në proces industrializimi, kanë rënë dakord për forcimin e kontrollit të bankave.
Këtë e bëri të ditur kancelarja gjermane Angela Merkel në takimin e G-20 në Seul.
Baza për këtë do të jetë e ashtuquajtura marrëveshje Bazel III, që parashkon rregulla më të ashpra për kapitalin e vet në banka.
Vendet e G-20 morën po ashtu vendim, që të reformojnë Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Reforma parashikon, që vendet si Kina dhe India, si dhe vende të tjera me ekonomi të zhvilluar, të marrin më shumë përgjegjësi në institucionet e rëndësishmë financiare edhe në rastet e krizave.
Marrëveshja për reformimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, që do të bëhet pjesë e dokumentit përfundimtar të G-20, është ende duke u përpunuar.