16 Nëntor 2024

Fuzionimi i Sindikatave Industriale të Kosovës

Prishtinë, 9 korrik - SPEK dhe SPMK janë anëtare të sindikatave Industriale të Botes dhe te sindikatave Industrail  Evropës, që nga viti 2005.

Përfaqësuesit e  SPEK-ut dhe të SPMK kanë marrë pjesë në të dy kongreset themeluese të sindikatave të lartëpërmendura Botërore dhe Evropiane dhe nga aty ne emër te Industrisë te Kosovës janë bërë edhe zotime  konkrete për themelim te kësaj sindikate edhe ne nivel te shtetit te Kosovës. 

Duke marre parasysh faktin që shteti i Kosovës synon ne te ardhmen e shpejte integrimin ne strukturat Evropiane, edhe ne si sindikata ne nivel nacional mëtojmë të arrijmë standardet bashkëkohore të organizimeve te sindikatave evropiane dhe botërore.

Marre parasysh gjendjen e punëtorëve ne te gjitha sektorët e posaqerishte ne sektorin e industrisë  ne Kosovë, nivelin dhe mundësitë e vogla te organizimit ne shoqata e sindikata e ndara, synojmë qe me krijimin e Sindikatës se Industrisë te Kosovës të dëshmohen mundësitë ekzistuese të  organizimit adekuat, reformimit te sindikatave, e unifikimit te dy, tri e me shume sindikatave ne nje Sindikate të  fuqizuar , te kompletuar me struktura profesionale e organizative përfshirë këtu edhe  unifikimin e numrit te anëtarëve me qellim të krijimit të kushteve me te mira te punës, sigurisë dhe standardit te jetës me paga reale sipas vlerës reale ne tregun e punës.

Ne të gjithë kemi parasysh se organizimi i Sindikatës në nivel nacional nuk është adekuat dhe është nën –nivel , si i tillë ka krijuar hapësirë përqarëse sipas sektorëve e me këtë edhe pa fuqinë pëe të ndikuar në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, me pa barazi në aspektin profesional, si dhe mangësi me mekanizmat e akterëve me te cilët Sindikata ka te beje e do te duhej te ballafaqohej nga një këndvështrim tjetër. Ne si sindikate e Sektorit te Industrisë ne nivel nacional, do te jemi shembull i mire i unifikimit te sindikatave apo profilizimit te sindikatave sipas veprimtarive, te cilat kane strukturë organizuar dhe të  fuqizuar përfshirë këtu edhe menaxhimin adekuat si dhe   anëtarët e sindikatave ndërkombëtare,. Ne  do te jemi sindikata e Industrisë ne kuadër te BSPK-se dhe do te japim kontributin tone ne te gjitha drejtimet e mundshme për të aritur objektivin e përgjithshëm e që është fuqizimi i rolit të Sindikatës në Kosovë.

Vlerësojmë se është momenti i përshtatshëm qe tani pas 25 vitesh te themelimit te BSPK-se dhe sindikatave te Pavarurës te SPMK-se dhe te SPEK-ut, dhe pas  tejkalimit te shume sfidave përgjatë këtyre viteve, liderët sindikal ne nivel vendi te këndellën nga vet kënaqesite me pozitat e tyre dhe interesat personale, të vlerësojnë situatën tejet te vështirë te shumicës dërmuese te punëtorëve, nivelin e pagave te atyre qe janë ne mardhëni pune, numrin e atyre qe janë duke pritur një vend pune (pa punësinë e madhe në Kosovë-), duke marre parasysh qe sidomos sektori i industrisë ka shumë punëtorë te cilët punojnë me kushte te vështira te punës e me paga minimale , me orare “pa orare” të cilët shfrytëzohen nga punëdhënësit e që  sipas ligjit një veprim i tillë është i ndaluar, duke marre parasysh qe privatizimi ka lene pa vende pune shumë punëtorë dhe edhe po të jenë të punësuar  atyre u mohohen të gjitha të drejtat elementare në vendin e punës dhe keqpërdoren , duke marre parasysh qe ne nivel vendi KES është prezent vetëm për të ekzistuar pra jo funksional.

Duke pasur parasysh se edhe   politika ka ndërhyrë ne disa prej sindikatave ne nivel nacional  e që kjo bie ndesh edhe me rolin e Sindikatave e shumë e shume gjera te tjera,  mendojmë qe fillimi i reformimit dhe mire organizimit te sindikatave duke filluar nga sektori i Industrisë te Kosovës te jete shtytës i vazhdimit te reformimit te te gjitha sindikatave ne Kosove, me qëllim të fuqizimit të Sindikatave që në sistemet Demokratike zënë vend të veqantë dhe luajnë rol krucial.

Me këtë raste do te doja qe ne emër te dy Sindikatave te falënderoj  Komisionin Evropian zyra ne Prishtinë për mbështetjen e dhënë përmes projektit PPS ( Përkrahje per Partneret Social ) idesë se themelimit te Sindikatës te Sektorit te Industrisë ne Kosove si dhe te gjithe partnerët ne këtë projekt  i cili udhëhiqet nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS).
Presim qe përkrahja per fuqizimin  e kësaj  sindikate te vazhdoi edhe me tutje nga Komisioni Evropian përmes zyrës ne Kosove  si dhe nga donatorët e tjerë të mundshëm , me qëllim të fuqizimit të rolit të sindikatave në Kosovë

Kongresi themelues i Sindikates te IndustriAll Kosova është caktuar të mbahet me   daten 12 Shtator 2015.Prishtinë, 09.07.2015
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)