17 Nëntor 2024

"Fusha e Pajtimit", nga një katastrofë, në hapësirë publike rekreative

Prishtinë, 22 Prill – Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka marrë pjesë në aktivitetet që janë organizuar me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Tokës”, të cilat Komuna e Prishtinës i ka realizuar në bashkëpunim me OJQ Green Art Center – Prishtina dhe Qendrën për IT ‘’ ASSECO”.

Kryetari Ahmeti ishte i pranishëm në mbëltimin e fidanëve në “Fushën e Pajtimit”, vend ky i cili më parë ishte shndërruar në deponi ilegale të mbeturinave inerte dhe të amvisërisë. Kjo pjesë e kryeqytetit nga një katastrofë ambientale siç ishte kohë më parë, do të rigjenerohet duke u shndërruar në një hapësirë publike rekreative dhe park, ndërsa një pjesë e saj do të ketë edhe këndë të lojërave për fëmijë.

 “Ne duhet ta rrisim sensibilizimin për mbrojtjen e ambientit, jo vetëm sepse është diçka pse Evropa e kërkon nga ne, jo pse na vijnë ambasadorët dhe në thonë se duhet ta bëni Kosovën më të pastër, por edhe ngaqë kjo është e rëndësishme për shëndetin tonë. Pastrimi i ambientit dhe ruajtja e tij nuk është vetëm detyrë e shtetit. Është detyrë e çdo qytetari dhe fillon nga qytetari”, tha kryetari Ahmeti.

Ambasadorja e Finlandës, znj. Anne Meskanen, bëri thirrje që politikanët kosovarë të angazhohen për të investuar në politikat e mbrojtjes së ambienti, si dhe të shtyjnë përpara çështjen e menaxhimit të mbeturinave. Ajo tha se se ka nevojë të madhe për një fushatë vetëdijesuese për mbrojtjen e ambientit.

Po ashtu, gjatë ditë së sotshme në sheshin “Zahir Pajaziti” u promovuan klubet e gjelbra dhe rrjeti Eco Friend,. Njëkohësisht, prezantua edhe kompostimi në lagje, mekanizmi për trajtimin e mbeturinave organike si dhe një mori aktivitetesh në funksion të “Ditës Ndërkombëtare të Tokës”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)