15 Nëntor 2024

Furnizim stabil me ujë të pijshëm, reduktime minimale

Prishtinë, 8 mars - Furnizimi me ujë të pijshëm në 8 komunat e menaxhuara nga KUR ”Prishtina” sh.a. qëndron stabil, pavarësisht që rritja e vazhdueshme e numrit të konsumatorëve në të gjitha zonat e shërbimit, shpeshherë i bën të pamjaftueshme edhe burimet e ujit që i kemi në dispozicion, përfshirë liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badoci si dhe burimet nëntokësore.

Niveli i ujit në liqenin e Batllavës, ditën e sotme është (-1.40 m) nën kuotën maksimale, ndërsa në liqenin e Badocit (-1.60 m), që do të thotë se pas reshjeve të fundit ka ngritje.

Reduktimet e ujit tash për tash janë minimale, ku ato janë prezente vetëm gjatë orëve të natës filluar nga ora 23:00-05:00, pothuajse në pjesën më të madhe të të gjitha zonave të shërbimit.

KUR”Prishtina” me të gjitha kapacitetet teknike që ka, do të mundohet të mbajë këtë tempo të furnizimit , derisa nuk fillojnë të rriten kërkesat për ujë të pijshëm.

Në kuadër të KUR”Prishtina” sh.a. ekziston edhe Departamenti i Cilësisë së ujit të pijshëm, i pajisur me laboratorin fiziko-kimik dhe bakteriologjik, laborator ky, që tashmë është në proces të akreditimit.

Sipas planit mujor, mbi përcjelljen e cilësisë së ujit, të burimeve sipërfaqësore Albanik e Badoc, burimeve nëntokësore Kroni, Obiliq, Shtime, Lipjan, Podujevë, Drenas dhe Miradi, si dhe 15  pika në rrjetin e qytetit  edhe një pikë e mostrimit në Graçanicë), në aplikim të monitoringut të shpejtë, bazik dhe vijues, po  përcjellim cilësinë e ujit në çdo pikë mostrimi.Cilësia e ujit përcillet me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike në laboratotin qendror të KUR”Prishtina’ sh.a. Gjithashtu analizohet edhe uji në aeratorët e fabrikave të Albanikut e Badocit.

Cilësia e ujit të pijshëm është brenda standardeve të Udhëzimit Administrativ 16/2012 ”Cilësia e ujit për konsum njërëzor”. Kur kemi ndonjë ndryshim, sidomos gjatë periudhave me reshje të dendura atmosferike dhe vërshime, bashkë me  Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, marim mostrat e ujit, i analizojmë dhe nëse hasim  ndonjë ndryshim eventual , ndotje apo turbullirë të ujit, i njoftojmë me kohë të gjithë konsumatorët, varësisht se cilës zonë i përkasin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)