Furnizim me ujë, bie prej 9.2 %
Prishtinë, 27 mars - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat Afatshkurtra të Industrisë TM4 2014.
Kjo anketë me të dhënat që ofron synon ta paraqesë ecurinë në industri (B-nxjerrëse, C- përpunuese, D-furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E-furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave) në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.
Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2014, në tremujorin e katërt të vitit 2014 ka pasur një rritje prej: 4.4 % në Industrinë Nxjerrëse (B); 5.9 % në Industrinë Përpunuese (C); 64.6 % në Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D).
Ndërsa, Furnizim me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) kishte rënie prej 9.2 %.
Ndërkaq, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2013, aktiviteti i Industrisë Përpunuese (C) ka pasur një rritje prej 29.1%.
Ndërsa, ka pasur rënie: Industria Nxjerrëse (B) prej 21.9%; Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) 13.5%; si dhe, Furnizimi me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 14.1%.