Fuqizimi i grave i rëndësishme për reduktimin e varfërisë në Kosovë
Prishtinë, 29 qershor - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë tradicionalisht organizon panairin e grave. Këtë vit, në një pjesëmarrje të nivelit të lartë, u mbajt konferenca Gratë në Lidership dhe Ndërmarrësi ku u diskutuan sfidat dhe përparësitë që femrat kanë në lidership.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, një zë i fuqishëm për fuqizimin e grave në Kosovë, tha se duhet të ngitet vetëdija për rolin dhe rëndësinë e gruas në shoqëri: Nuk dëshiroj që femrat gjithmonë të kenë një kuotim, nuk jam e kënaqur që të bëjmë ndarjen se në kuvend 30% e deputetëve duhet të jenë femra."
"Nëse shikohet statistikisht, ne përmbëjmë numrin më të madh të popullatës, dhe nëse merret kjo për bazë atëherë duhet të jemi më tepër të pranishme. Një gjë është e sigurt që çdo punë që bëhet nga meshkujt mund të kryhet edhe nga femrat, prandaj ndasitë nuk kanë vend tha ajo.
Në anën tjetër Ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Citaku tha se sot është gjendja më e mirë e femrës kosovare se sa që ka qenë më parë, por që ka ende shumë punë për tu bërë.
Mysafirja speciale e kësaj konference, Fatma Sahin, Ministre e Familjes dhe Politikave Sociale në Republikën e Turqisё, njëherit femra e vetme në kabinetin qeveritar mbajti një fjalë rasti ku theksoi politikat që Qeveria e Turqisë është duke ndërmarrë për gratë në vendin e saj. Ne kemi dhënë 2.6 miliard lira për 900 gra apo 2 milion fëmijë theksoi ajo.
Pas përfundimit të fjalëve të rastit, në këtë konferencë u mbajt një panel me temën Fuqizimi i gruas në sektorin publik dhe privat ku panelistet e këtij sesioni ishin: Mimoza Kusari-Lila, Zёvendёs Kryeministre pёr Zhvillim Ekonomik dhe Ministre e Tregtisё dhe Industrisё, Maureen Shauket, Drejtore Misioni, USAID, Ebru Ozdemir, Kryetare e investimeve, Limak si dhe Efka Heder, Drejtore, Qendra Evropiane Jug-Lindore pёr mёsim tё ndёrmarrёsisё
Në pyetjen se çfarë ka bërë ministrja Kusari Lila për femrat në Kosovë përmes reformave për të bërit biznes ajo tha në kuadër të integrimit të sistemit për regjistrim të biznesit, tash mund të bëjmë seleksionimin e biznesit me pronare femra, statistikë kjo e nevojshme për të pasur parasysh se cilët sektorë kanë pronare femra. Gjithashtu,në kuadër të Strategjisë për NVM-të një nga qëllimet është edhe Përmirësimi i femrave ndërmarrëse, ku ndër aktivitete e shumta është edhe organizimi i sotëm
Drejtoresha e Misionit të USAID, Znj. Shauket tha se USAID ka programe të veçanta për përkrahjen e femrave Ne kemi realizuar disa trajnime për gratë në ndërmarrësi dhe agrikulturë ndërsa në muajin tjetër presim një vlerësim në çështjen e barazisë gjinore-theksoi ajo.
Në aspektin e vështërsive për të qenë në biznes, foli drejtoresha e investimeve të kompanisë Limak Ebru Ozdemir, e cila tha se në kompaninë që ajo drejton femrat janë të privilegjuara. ne kemi kopshtin e fëmijëve që nënat të kalojnë kohë me fëmijët e tyre, gjithashtu mund të zgjasim pushimin lehonisë- përfundoi Znj.Ozdemir.
Për edukimin, që u cilësua si esencial nga të gjitha panelistet e pranishme, foli Efka Heder, Drejtoreshë e Qendrës së Evropës Juglindore për mësim të ndërmarrësisë. Ajo tha se mirëpret një organizim të tillë pasi që është në përputhje të plotë me politikat e BE-së sa i përket fuqizimit të gruas në ndërmarrësi, politika që janë identifikuar në Aktin Evropian për bizneset e vogla.
Znj. Heder vecoi edhe risinë e përfshirjes lëndës së ndërmarrësis në shtatë shkollave të nivelit para-universitar, që është si rezultat i të qenit pjesë e iniciativës rajonale.
Pas përfundimit të konferencës, Agjencia për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe Mesme në kuadër të Ditëve të Biznesit të Vogël organizoj edhe ekspozitën e shoqatave të grave, ku secila nga to ekspozuan produktet dhe shërbimet që ato i ofrojnë.
Si pjesë e kësaj iniciative, MTI ka dhënë donacion SOS Fshtatit të Fëmijëve në darkën bamirëse të organizuar mbrëmë.
Ditët e Biznesit të Vogël do të vazhdojnë deri në nëntor të këtij viti dhe qëllimi kryesor është ngritja e dialogut-publiko privat.