19 Nëntor 2024

Funksionalizohet Koordinatori Kombëtarë për Luftimin e Krimit Ekonomik

Prishtinë, 22 nëntor - U nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për përcaktimin e parimeve bazë lidhur me themelimin dhe funksionalizimin e  Koordinatorit Kombëtarë për Luftimin e Krimeve Ekonomike, me qëllim të rritjes së efikasitetit në ndjekjen e kryesve të veprave penale, sekuestrimin dhe konfiskimin e dobisë pasurore të fituar me vepër penale.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua nga krerët e Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bankës Qendrore të Kosovës, Agjencionit Kundër Korrupsionit dhe Agjencionit Kosovarë të Inteligjencës.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi ka shprehur kënaqësinë e tij për nënshkrimin e këtij memorandumi që parasheh funksionalizimin e Koordinatorit Kombëtarë për Luftimin e Krimeve Ekonomike, që sipas tij është arritur falë bashkëpunimit të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës që merren me rendin e ligjin dhe tha se për institucionet e Republikës së Kosovës është prioritet i prioriteteve luftimi i dukurive negative, korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe se në këtë fushë krimet me përfitime ekonomike janë prioritet i veçantë.

Ministri Kuçi falënderoi përfaqësuesin e Thesarit Amerikan për iniciativën dhe ndihmën që ka dhënë në themelimin e këtij institucioni, ndërsa shprehi gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e Koordinatorit Kombëtarë për Luftimin e Krimeve Ekonomike.

Kryeprokurori i Shtetit Ismet Kabashi, tha se është ndërtuar infrastruktura ligjore dhe institucionet për menaxhimin e aseteve të konfiskuara dhe se tani përmes këtij memorandumi do të fokusohemi kryesisht në koordinimin e aktiviteteve lidhur me konfiskimin e aseteve të fituara me vepër penale.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Enver Peci, premtoi që institucioni që ai udhëheq do t’i jep prioritet rasteve të krimeve ekonomike dhe do të jetë me efikas në të ardhmen.

Gary Hyde, përfaqësues i Thesarit Amerikan në Kosovës tha se është  i nderuar që është pjesë e kësaj iniciative dhe vlerësoi bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe institucionet tjera, në mënyrë që të shtyhen përpara rezultatet për të cilat i presin, me qëllim të arritjes së standardeve ndërkombëtare sa i përket shpëlarjes së parave, ndjekjes dhe konfiskimit të pasurisë së fituar me vepër penale.

Mbështetje për Koordinatorit Kombëtarë për Luftimin e Krimeve Ekonomike dhe koordinim ndërinstitucional premtuan edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Guvernatori i Bankës Qendrore, Drejtori i Doganave, Drejtori i Policisë së Kosovës dhe Kryeshefi i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose Konfiskuar.

Koordinatori Kombëtarë do të monitorojë dhe raportojë për punën e institucioneve lidhur me krimet për përfitime pasurore dhe do të ndikojë në rritjen e efikasitetit të punës në luftimin e këtyre dukurive negative.

Ky Koordinatorë do të shërbejë si pikë kontakti jo vetëm  për institucionet vendore, por edhe për institucionet ndërkombëtare dhe organizatat e ndryshme që dëshirojnë të zhvillojnë hulumtime apo raportime mbi situatën e krimeve ekonomike në Kosovë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)