Funksionalizohet Këshillit i Përgjithshëm për Shërbimet Sociale dhe Familjare

Prishtinë, 1 prill - Sot është funksionalizuar Këshilli i Përgjithshëm për Shërbime Sociale dhe Familjare me mandat tre vjeçar duke u bazuar në Ligjin Për Shërbime Sociale dhe Familjare neni 5 si dhe Udhëzimin Administrativ për Themelimin dhe Punën e Këshillit të Përgjithshëm për Shërbimet Sociale dhe Familjare ku zgjodhi organet drejtuese të tij si Muhamet Gjocaj, Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm për Shërbime Sociale dhe familjare dhe Zv/ kryetar të KPSHSF Naser Zabeli, përfaqësues nga Universiteti i Prishtinës.
Ky Organ është i bazuar në standardet vendore dhe ndërkombëtare juridike dhe i cili në parim është organ që monitoron dhe analizon ngritjen e kualitetit në ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare në Kosovë.
Prezent në këtë takim ishte edhe këshilltari politik i ministrit për Nenad Rashiq për çështje social z. Behxhet Gaxhiqi i cili ofroj përkrahje për funksionalizimin e duhur të këtij Këshilli në mënyrë që ky këshill të jetë ekuivalent me kërkesat që dalin nga rrjedhat e vazhdueshme të shoqërisë dhe mbi të gjitha të ofroj përgatitje profesionale.
Në përbërjen dhe funksionin e këtij këshilli ka përfaqësues nga Asociacioni i komunave, shoqëria civile, profesorë të ndryshëm dhe partnerëve tjerë relevant me përvojat e tyre të fituara në ngritjen e kualitetit dhe ofrimin e shërbimeve sociale dhe familjare në Kosovë.
Në fund me zgjedhjen e kësaj anëtarësie u dakordua që ky Këshill të mblidhet çdo muaj dhe të filloi menjëherë me funksionalizimin e tij në tërësi.