15 Nëntor 2024

Fundi i Schengenit do të kushtonte më shumë se 100 miliardë euro

Paris, 5 shkurt - Fundi i zonës evropiane pa kufij, Schengen, do t’i kushtonte bllokut më shumë se 100 miliardë euro në terma afatgjatë, deklaroi të mërkurën një organizëm i mbështetur nga qeveria franceze.

Raporti i ”France Strategie” thotë se vendosja e kufijve do t’i kushtonte Francës deri në dy miliardë euro në terma afatshkurtra dhe kjo varet nga intensiteti i kontrolleve kufitare.

Shuma e madhe e parave i atribuohet për pjesën më të madhe rënies së numrit të vizitorëve nga vende të tjera të Evropës si edhe në një masë më të vogël punëtorëve ndërkufitarë dhe zvogëlimit të lëvizjes së mallrave.

Shuma prej 100 miliardësh përbën 0,8 për qind të PBB-së së vendeve të Schengenit.

Marrëveshja e lëvizjes së lirë në Evropë është dëmtuar nga fluksi i refugjatëve dhe migrantëve, pjesa e konsiderueshme e të cilëve i largohen luftës civile në Siri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)